Tragjedia në Himarë, ish-kryeministri Berisha: Skafisti i qeverisë po falsifikon provat për aktin makabër

Shqipëria

Tragjedia në Himarë, ish-kryeministri Berisha: Skafisti i qeverisë po falsifikon provat për aktin makabër

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:04
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja në lidhje me tragjedinë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Berisha shkruan se skafisti Arjan Tase dhe qeveria po e vret për së dyti vogëlushen duke falsifikuar provat për aktin makabër.

“Pasi vrau Jonadën 7 vjeçare, skafisti i qeverisë dhe shteti i Edi Ramës e vret për së dyti vogëlushen duke falsifikuar dhe manipuluar provat për aktin makabër të Komisarit vrasës Tase.

Ndiqeni sipas dëshirës dokumentarin kushtuar Jonadës dhe manipulimit të vrasjes!”, shkruan Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat