Në burg plagosësi i inspektorit! Gjykata burgos Qani Muçën. Nuk i pranon asnjë nga alibitë

Shqipëria

Në burg plagosësi i inspektorit! Gjykata burgos Qani Muçën. Nuk i pranon asnjë nga alibitë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 15:10
Qani Muça

Me urdhër të gjykatës Qani Muça do të mbahet në paraburgim nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të inspektorit te IMT, bashkia Tirane Ilirjan Gavelli, plagosur nga i zoti i shtëpisë teksa ai po fotografonte objektin që u shemb te premten.

Operacioni qe po mbështetej nga policia bashkiake dhe forcat e rendit, u përgjak ne krye te dhjete orëve kur mjetet e IMT po shkatërronin shtëpinë pa dokumenta te te akuzuarit, i cili shtiu me një plumb drejt punonjësit që nga ana e tij thotë se hyri ne rrënoja për të faktuar shembjen e ndërtesës.

Mbasi Qani Muca shtiu mbi  Gavellin, sipas prokurorisë që bazohet tek dëshmitarët te cilët e neutralizuan ai tha; Këta duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë”.

Prokuroria shtoi gjate seancës se në pistoletë gjendeshin pesë fishekë dhe se dy police të bashkisë panë se si punonjësi i IMT  po përpiqej të mbrohej nga një person me armë në dorë.

Qani Muça tha se sa here fadroma godiste shtëpinë e tij ai ndjente ta godisnin ne koke dhe ne trup. Por ky përshkrim nuk  e ndihmoi aspak te dyshuarin për shkak te veprës së rënde që i adresohet.

I pyetur ne spital punonjësi qe mori një plumb ne bark tregon se e kishte takuar vetëm një herë qytetarin përpara ndërhyrjes për shembjen e godinës dhe se nuk kishte pasur asnjëherë konflikt me të. Ditën e ngjarjes ai dukej që kishte pirë alkool shton me tej i plagosuri . Por Qani Muca nga ana e tij i akuzoi punonjësit se gjate shembjes se banesës i vodhën paratë.

Muca insiston se nuk kishte arme dhe se pistoletën ja rrëmbeu nga brezi punonjësit te IMT, megjithatë ky version kundërshtohet nga prokuroria dhe policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat