Një shtëpi dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal. Mësohet se shkak i zjaarrit është bërë rrufeja e cila ka goditur çatëinë e ndërtesës.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesën e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Kjo, pasi ata kanë dalë menjëherë jashtë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarfikëse të Dimalit, Beratit dhe Kuçovës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.