Familjarët e Madrit Ulqinakut, viktimës së atentatit të sotëm në Elbasan, janë paraqitur në vendngjarje menjëherë sapo morën vesh lajmin e rëndë.
Siç duket edhe nga videoja e siguruar nga Top Channel, familjarët e të ndjerit qajnë me ngashërima teksa kërkojnë trupin e djalit të tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Ebasan, ku 25-vjeçarit Ulqinaku iu bë atentat sapo doli nga kafja teksa po futej në makinë.
Është bërë i mundur identifikimi I autorit 20-vjeçme inicialet K.SH, i cili është në kërkim.