Disa të shtëna më armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Shullaz të Krujës para pak minutash.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nga të shtënat dyshohet se ka mbetur një viktimë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet ende shkaku i të shtënave si edhe objektivi.