Shqipëria, gjatë ditëve të fundit është përfshirë nga i nxehti afrikan, por duke nisur nga dita e nesërme situata do të ndryshojë.
Gjatë fundjavës temperaturat do të ulen me 7 gradë celsius sa i përket vlerave maksimale dhe me 3 gradë ato minimalet.
Ndërkohë që në të gjithë territorin pritet të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Sipas SHMU dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qendrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Gradualisht reshjet e shiut të herëpashershme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.
Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/19/auto_-640-0-62ff9da2ef5361660919777.jpg)