Sot, rreth orës 12:00 , në aksin rrugor Ura e Re-Kombinat, shtetasi A.M., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin A.T., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Ata po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.