Një 49-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka marrë djegie në trup, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, që e përdorte për gatim.
"Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier.
Ajo ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, që e përdorte për gatim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.