Pas Gramshit, RENEA arreston katër turistë çekë në Poliçan – të njëjtit ishin duke fotografuar uzinën e armëve

Shqipëria

Pas Gramshit, RENEA arreston katër turistë çekë në Poliçan – të njëjtit ishin duke fotografuar uzinën e armëve

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:14
Gramsh

Katër shtetas çekë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë uzinës së armëve në Poliçan.

Burime bëjë me dije se çekët u arrestuan nga policia ushtarake që ruan ambientet e ish-uzinës së armëve.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se dy shtetasit e huaj janë duke u marrë në pyetje nga policia.

Ata kanë pohuar se janë turistë dhe nga kontrolli nuk u është gjetur asnjë send i paligjshëm.

Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgonë të FNSH.

Një ditë më parë, dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar pasi tentuan të hynin në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat