Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Mat të Shqipërisë për shkak të një konflikti për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 68-vjeç, N. M., 60-vjeç, F. M., 24- vjeç, A. M., 24-vjeç, të katërt banues në Ulëz, Mat, si dhe referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. M., pasi për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit.