Sulmuan me spray paralizues ushtarët në uzinën në Gramsh, ja momenti kur rusët tentojnë të largohen me ‘Chevrolet’

Shqipëria

Sulmuan me spray paralizues ushtarët në uzinën në Gramsh, ja momenti kur rusët tentojnë të largohen me ‘Chevrolet’

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 09:28
Pamje nga video

Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas sulmit në uzinën e armëve në Çekin të Gramshit, ku 3 rusë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e një celule spiunazhi, tentojnë të largohen.

Pamjet janë siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

Në pamje shihet se mjeti ‘Chevrolet’ kthehet në rrugë me shpejtësi dhe tenton që t’i largohet policisë.

Por pavarësisht përpjekjeve, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dje 25-vjeçari Fjodor Mihajlov, janë arrestuar nga policia.

Atyre iu sekuestruan dhe sende të dyshimta, pasi mendohet se janë bllokuar pajisje që përdoren për spiunazh.

Ndërkohë pas arrestimit 3 shtetasit e huaj, që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, thanë se kishin ardhur për turizëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat