​104 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

​104 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë kryer 358 testime në Shqipëri, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 104 qytetarë.

Në këto bashki, 41 në Tiranë, 14 në Lushnje, 8 në Berat, 6 në Gjirokastër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kavajë, Divjakë, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Skrapar, Gramsh.

Janë 3,583 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 312 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,876 që nga fillimi i epidemisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat