Në vijim të traditës së saj, Partia e Lirisë hapi mbrëmjen e sotme kampingun veror me të rinjtë e saj në Jalë.
Kryetari i partisë Ilir Meta rikthehej në këtë aktivitet pas 5 vitesh mungesë për shkak të angazhimeve të tij si President.
Gjatë fjalës së tij, Meta përdori hobin e tij të ngjitjes në male për tu dhënë mesazh të qartë të rinjve të PL-së sëbashku kanë nisur një rrugëtim të vështirë politik.
Ilir Meta: Që nga 25 korriku kam rënë 5-7 kilogram. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës.Ka disa parime, asgjë nuk vjen rastësisht.
Po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male. Ne të gjithë së bashku do të arrijmë atë qëllim që ka Partia e Lirisë që nga 25 korriku.Duke ju ftuar që të gjithë që të jeni krenar për ju qe keni qenë pjesë e LSI, për ato kontribute që janë bërë për të zhbllokuar kriza në vend, për reforma të ndryshme, për rotacione demokratike dhe sidomos për atë përfshirë që të rinjtë e LRI dhanë në pushtetin lokal dhe kudo.