“Berisha futi ish-sigurimsat në politikë”/ Bejko: Përdori dosjet për të kontrolluar partinë

Shqipëria

“Berisha futi ish-sigurimsat në politikë”/ Bejko: Përdori dosjet për të kontrolluar partinë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 10:05
Sali Berisha, Roland Bejko

Deputeti i Partisë Demokratike, Roland Bejko u shpreh në një intervistë për Euronews se Sali Berisha lejoi që të futeshin ish-sigurimsa në politikë. Sipas tij dosjet janë përdorur në duart e kryetarëve të partive, kryeministrave apo presidentëve.

“Zoti Sali Berisha e ka përdorur qartazi këtë instrument për të mbajtur në kontroll partinë, atë që ne e krijuam si Parti Demokratike dhe ku shpresuam që brenda Partisë Demokratike do të kishte diversitet mendimesh, do të respektohej fjala e lirë, individi dhe do të bëhej një parti moderne,” – u shpreh Bejko.

Ai tha se 30 vjet më vonë janë po të njëjtët personazhe.

Sipas Bejkos, Berisha e ka instrumentalizuar çështjen e dosjeve, duke mos bërë diçka serioze, por duke lejuar që në sistem të futeshin dhe bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat