Gazetari Xhevair Zhabina tregoi se në uzinën e Gramshit ka disa tonë lëndë shpërthyese, predha dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Zhabina u shpreh se nuk ka informacione se në këtë uzinë prodhohen armë.
Incidentin e ndodhur 3 ditë më parë, ai nuk e quajti një cenim të sigurisë kombëtare, pasi nënvizoi se nuk ka informacion aq të klasifikuar në atë zonë ushtarake, që mund t’ju shërbenin 2 rusëve dhe 1 ukrainasi.
Ai shtoi se hetimet po vijojnë nga Prokuroria e Elbasanit dhe pritet që të jepet edhe masa e sigurisë të 3 personat e arrestuar.