Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranë, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Tasim Shehu” në ambientet e një lokali.
Sipas News24, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Mësohet se personi i plagosur është transportuar në spital, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plagosjes.