Ilir Meta s’i frikësohet hetimeve: Të më ekstradojnë në Amerikë, dy persona kanë probleme atje dhe jo unë

Shqipëria

Ilir Meta s’i frikësohet hetimeve: Të më ekstradojnë në Amerikë, dy persona kanë probleme atje dhe jo unë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 20:34
Ilir Meta

Politikani Ilir Meta duke folur për hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij, ka mohuar të jetë vënë në dijeni për rastin. Madje, ai ka thënë se nëse akuzat ndaj tij për lobim hetohen në Amerikë, është i gatshëm të shkojë atje.

Një gazetë austriake, konkretisht “Kronen Zeitung” ka shkruar një artikull ku hedh dyshime se Ilir Meta dhe zyrtarë të LSI kanë paguar 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, për të siguruar një foto në kohën e ceremonisë së betimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Duke folur mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte nga Jala, Ilir Meta ka thënë se ai nuk ka asnjë problem ligjor në SHBA. Sipas tij, janë dy persona që kanë pasur pengesa ligjore në Amerikë dhe ata janë “gruaja e Bilalit” dhe “ky i Muzinit”, duke ju referuar Ramës dhe Bashës.

“Mes Shqipërisë dhe Amerikës ka dhe marrëveshje ekstradimi. Kur të kenë nevojë ata Ilir Meta shkon dhe atje. Kjo është një përrallë. Në Amerikë ka dy njerëz që kanë probleme ligjore, është gruaja e Bilalit se ka shkelur ligjin dhe e ka mbyllur atë në bashkëpunim. E dyta, është dhe ky i Muzinit”, vijoi kreu i Partisë së Lirisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat