Pas kthimit nga vizita zyrtare që zhvilloi në Washington, kreu i SPAK Arben Kraja u takua këtë të mërkurë me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
Ishte vetë ambasadorja e cila teksa përcolli këtë foto shkruajti: “Kënaqësi të mirëprisja shefin e SPAK, Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Washington, e cila forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
]SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”.