Banka Botërore: Shqipëria 19.4% të popullsisë e ka të varfër, e para në rajon

Shqipëria

Banka Botërore: Shqipëria 19.4% të popullsisë e ka të varfër, e para në rajon

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Sipas Bankës Botërore Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, i pasuar nga Kosova me 17.6% të popullsisë të varfër, Maqedonia e Veriut me 16.4%, dhe Mali i Zi me 15.6%. Serbia ka një nivel nën 10% të personave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Niveli i varfërisë në vendin tonë kapi një të tretën e popullatës gjatë pandemisë, por përgjatë dy viteve të fundit varfëria është ulur me 9%.

Sipas Bankës Botërore rritja e çmimeve dhe niveli i lartë i inflacionit mund të rritin varfërinë në rajonin e Ballkanit, kur shumica e buxhetit të familjeve shkojnë për ushqime.

Në llogaritjet e fundit të Institutit të Statistikave, 41.6% e shpenzimeve të një familje në Shqipëri shkon për t’u ushqyer 10% për banesën, energjinë ujin dhe 6.9% për mobilim dhe veshje dhe 6.2% për transport.

Në 2019-n koeficienti GINI në Shqipëri rezultoi 30.8%, nivel që tregon se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është i lartë, por jo në nivelin mbi 40% që kanë disa shtete të Amerikës Latine dhe Afrikës.

Vendet me nivelin më të ulët të pabarazisë janë Sllovenia, Sllovakia, Çekia dhe Islanda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat