Hoxha zbulon detajin që e ka shtangur nga ngjarja e bujshme, plas deklaratën e fortë

Shqipëria

Hoxha zbulon detajin që e ka shtangur nga ngjarja e bujshme, plas deklaratën e fortë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 08:31
Artan Hoxha

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë. Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik teksa gjithashtu ka pasur edhe shumë reagime. Dyshime ka ngritur edhe gazetari Artan Hoxha i cili shkruan: “Mirë këta dy rusërt po bënin spiunazh në ish-fabrikëm e prodhimit të Kallashnikovit, po ky ukrainasi çfarë dreqin bënte me ta?”.

Postimi i Hoxhës:

Mire keta dy ruset, po benin spiunazh ne ish-fabriken e prodhimit te Kallashnikovit Made in Albania ne Çekin te Gramshit, po ky ukrainasi çfare dreqin bente me ta?

A eshte ne lufte Federata Ruse me Ukrainen

Apo pune te thella keto, kush dreqin i merr vesh

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat