Sot do të jepet pasa për policin 28-vjeçar, që dyshohet se ka transportuar Ervis Martinajn.
Punonjësi i Policisë Jeton Lami ka rënë në pranga ditën e djeshme, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Lami, është punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Ai është lënë në burg nga gjykata dhe akuzohet për shpërdorim detyre.