Edhe pse dihej që në muajin qershor se ne Shqipëri po qarkullonte nën-varianti i Omcron Ba5 madje dhe mjekët kanë deklaruar se pacientët me covid janë me Ba5, këtë të enjte Instituti i shëndetit publik ka konfirmuar zyrtarisht se në vendin tonë qarkullon BA4 dhe me shumë ai BA5.
Sipas drejtores së Institutit të shëndetit publik pozititiviteti mbetet i lartë.
Bashkë-qarkullimi i dy nën-varianteve te Omicron por dhe virozat stinore në fillim të vjeshtës, pritet të komplikojnë situatën në vendin tonë.