Një 73-vjeçare nga Fieri, e infektuar me Covid 19, ka ndërruar jetën, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 375 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.
Nga 1.285 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar pozitivë me Covid, 121 qytetarë në Tiranë, 29 në Lushnjë, 16 në Durrës, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Fier, Sarandë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Kavajë, Himarë, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Divjakë, Korçë, Maliq, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Vorë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Selenicë, Kolonjë, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Shijak, Mat, Roskovec, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Belsh, Gramsh, nga 2 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Patos, Delvinë, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Libohovë, Memaliaj, Peqin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3.689 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin, nga të cilët 19 po marrin trajtim në spitalin COVID 3.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.