Trageti i linjës Vlorë-Bridisi, i cili erdhi 6 orë me vonesë në portin e Vlorës, ka lënë jashtë autobusët e pasagjerëve, kjo për shkak të fluksit të mjeteve të vogla.
Pasagjerët kane hipur në traget por autobusët nuk janë lejuar duke u mbyllur derën.
Por menjëherë pasagjerët kanë dalë në shenjë proteste për të imbarkuar autobusët të cilët kanë dhe valixhet e pasagjerëve.
Trageti Brindis-Vlorë, ka ardhur me 6 orë vonesë në Vlorë. Për pasojë u krijuar kaos në port, pasi fëmijë të vegjël dhe të moshuar kanë pritur për orë të tëra ardhjen e tragetit.
