Detaje nga ngjarja në Mallakastër/ Djali me probleme mendore godet në kokë babain, ja emrat e autorit dhe viktimës

Shqipëria

Detaje nga ngjarja në Mallakastër/ Djali me probleme mendore godet në kokë babain, ja emrat e autorit dhe viktimës

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 22:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orën 21:30 në Mallakastër.

Policia bën me dije se 30 vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë babain e tij, 73 vjeçarin Qemal Muhametaj

Djali jetonte në banesë me nënën dhe babain, ndërsa mësohet se ai e ka goditur të moshuarin me sende të forta në kokë.

Dëmtimet e shumta në kokë dhe fytyrë kanë rezultuar fatale për të moshuarin.

Policia po pubon për kapjen e 30 vjeçarit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat