Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur me ceremoni nga kryeministri Edi Rama.
Takimi mes dy kryeministrave ka qenë i ngrohtë ku të dy shkëmbyen përqafime.
Në ceremoni ku u nderuan himnet e vendeve përkatëse, dy kryeministrat Rama dhe Bettel pasi u njohën me delegacionin përkatës po zhvillojnë një takim në Kryeministri.
Në orën 10:30 dy kryeministrat Rama dhe Bettel do të zhvillojnë konferencën e përbashkët për shtyp.