Ditën e sotme kreu i PD Sali Berisha tha se në shtator do të ketë protesta e madje shtoi se ato mund të shkojnë deri në mosbindje civile. Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë analisti Ben Andoni, tha se nëse Berisha do të arrijë qeë të artikujojë qëllimin e protestave do të ketë masivitet. Megjithatë ai shtoi se në vendin tonë, protestat kanë ceduar.Më tej Andoni tha se opozita sot është e fragmentarizuar, ndërsa përballja e Berishës dhe Metës me Ramën do të jetë e vështirë.
Andoni: Nëse Berisha do të dije të artikulojë qëllimin e protestave do të ketë masivitet, në të parën e të dytën dhe gjithcka shkon direkt e në fillim. Pa pasur një qëllim dhe objektiv si të arrish atje, protestat tek ne kane ceduar.
Është e pamundur me problemet ekonomike që ka Shqipëria, për Berishën, Metën dhe Ramën është komode tu drejtohesh njerëzve.
Ky angazhimi publik është tej fuqisë së njerëzve.
Meta , Berisha dhe vetë Rama mund të tregojnë potencialin e tyre në zgjedhjet lokale.
Politikanët kur janë në opozitë e paraqesin katastrofë realitetin, pastaj pas dy muajsh gjithçka harrohet, kur ata vijnë në pushtet.
Kemi një barrikadë të madhe, nga socialistët kemi patrinazhistet, ndërsa nga PD ka malin e militantëve, ndërsa Partia e Lirisë duhet të kolaudohet brenda saj.
Jemi shumë larg atyre që ne presim nga politika jonë.
Përballja e mazhorancës me Berishën dhe Metën?
E shoh shumë të vështirë, edhe ne zgjedhjet e kaluara, opozita do kishte fituar më shumë numra, ndërsa në këtë rast kemi një opozitë të fragmentarizuar. Nga do jetë krahu i njëriut që do drejtojë opozitën, një lëvizje opozitare nuk mund të drejtohet nga dy koka, Meta dhe Berisha kanë probleme protagonizmi shumë të mëdha në vetvete.