Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet drejt Spanjës 23-vjeçari nga Fieri

Shqipëria

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet drejt Spanjës 23-vjeçari nga Fieri

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Renato Toro 23-vjeç është kapur në muajin maj nga Policia e Fierit.

Ai u kap si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.

Toro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit.

Urdhi ishte për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat