Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Delvinë-Kardhiq, ku makina në pronësi të një 34-vjeçari ka marrë flakë në ecje.
Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 15:50, në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.