Shtatë mjete janë përfshirë në një aksident zinxhir këtë të shtunë pasdite në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” në Librazhd.
Deri tani raportohet vetëm për një vajzë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur pasi është çarë goma e një traileri dhe ka shkaktuar trafik të rënduar.
Aktualisht policia rrugore po bën të mundur drejtimin e lëvizjes me një korsi deri në largimin e mjeteve të aksidentuara.
Ndërsa ka folur edhe shoferi i trailerit që u përfshi në aksident.
Ai ka thënë për mediat se sapo ka plasur goma e parë, traileti i ka ikur anash.
Ai thekson se rruga e keqe ka ndikuar tek plasja e gomës.
“Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma.” tha shoferi.