Emri/ Gjendet i mbytur 40-vjeçari në Pustec, dyshimet e para

Shqipëria

Emri/ Gjendet i mbytur 40-vjeçari në Pustec, dyshimet e para

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar me emrin Fredi Ceno është gjendur pa shenja jete ditën e sotme orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec.

Ceno, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, dyshohet se ndodhej në liqen për të peshkuar, dhe ka humbur jetën gjatë peshkimit.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Pustec/Informacion paraprak

Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat