Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se abetarja e parë e unifikuar është pjesë e punës së përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë.
“Gëzuar abetaren e parë të unifikuar, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në dhjetor të 2021 ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci nënshkruan marrëveshjen për abetaren e përbashkët unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.