Fqinjët e Pjerin Përjakut dhe Gent Përjakut (babë e bir) të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre kanë folur për mediat.
Ata kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali.
‘Na thanë është bërë nami i zi. Janë vendali të ka hershëm.’- u shpreh një fqinje.
‘Ka disa vjet që kanë ikur në Itali.
Mbrëmë më duket se ka ardhur. Më ka ardhur shumë keq se e kam pas shumë dashamirës.
Kanë jetuar në Itali për nja rreth 20 vjet. Ka pas ardhur i shkreti. Ka qenë person i papamë si familje, taksirati të gjen.’- u shpreh një fqinj tjetër.