Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan Tiranë.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, “Volkswagen” dhe “Ford”, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orë 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël, mjeti tip “Volksëagen “, me drejtues shtetasin Xh.B., 56 vjeç, banues në fshatin Mamël, Elbasan, është përplasur me mjetin tip ” Ford”, me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volksëagen ” gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.