Lokalizohet dhe arrestohet vrasësi i dyfishtë, Hamza Muskurti

Shqipëria

Lokalizohet dhe arrestohet vrasësi i dyfishtë, Hamza Muskurti

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:00
Hamza Muskurti

Policia ka vënë në pranga Hamza (Arsen) Muskurtin, autor i vrasjes së dyfishtë pasditen e së martës në Tiranë.

Kapja e tij është bërë e mundur nga Komisariati nr.4 në Tiranë në zonën e “5 Majit”.

Bëhet me dije se autorit nuk i është gjetur me vete arma e krimit.

Autori u largua menjëherë pas ngjarjes por arratia e tij zgjati vetëm pak orë.

Të vdekur në vend, në ambjentet e biznesit të tyre mbetën, Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat