Shqiptari nga Kosova aksidenton një 75-vjeçar në Fier, arrestohet

Shqipëria

Shqiptari nga Kosova aksidenton një 75-vjeçar në Fier, arrestohet

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një 75-vjeçar u aksidentua për vdekje në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.

Shtetasi me iniciale F. M. 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep” ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin H. R.

49-vjeçari u shoqërua në Komisariat për të kryer veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi polisisë:

Fier/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat