Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është liruar nga detyra.
Po ashtu është liruar nga detyra edhe zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë.
“Sot janë marrë dy vendime. Lirimi nga detyra i zv/ministrrit të Energjisë, zotit Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv/ministres së Mbrojtjes, zonjës Dallëndyshe Bici. Do ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim, që i bazojmë në eksperiencën të cilën kanë dhe në pozicione kyçe që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.