Çfarë do të ndodhë me bastet online? Reagon drejtori i Komanduar i Policisë

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë me bastet online? Reagon drejtori i Komanduar i Policisë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:37
Tonin Vocaj

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj, kërkon rihapjen e basteve. Në dëgjesën publike, Vocaj sugjeroi rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se po diskutohet vetëm për bastet online dhe jo hapjen e sallave.

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve

“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit. Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar është i pamundur. Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat