Balluku: Kush shpenzon më shumë se 800 kv/ orë energji në muaj paguan dyfish

Shqipëria

Balluku: Kush shpenzon më shumë se 800 kv/ orë energji në muaj paguan dyfish

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:54
Belinda Balluku

Ministrja Belinda Balluku ka rikonfirmuar sot se familjet që do shpenzojnë më shumë se 800 kw/orë në muaj do paguaj dyfishin e çmimit të energjisë.

Pyetje: Çmimi i energjisë studimi sa familje preken?

Balluku: Është bërë studimi sa familje preken, mbrëmë në orën 20:00 çmimi në burësën hungareze arriti 1040 euro për megavat orë. Në rast se qytetarët tanë do të ekspozohen me këtë çmime do të ishte e pamundur. Do të zgjedhim më të mirë për të optimizuar financat e sektorit por edhe mburojat që jep qeveria ndaj familjes.

E kemi thënë që synojmë që mos prekim çmimin e tregut. Çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë rritur. Fasha 800 kilovat orë energjie është vendosur nga ne tashmë, ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe do të diskutohet zgjidhja më e mirë e për të diferencuar atë që kemi thënë. Diferenca duhet që të bëhet. Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat