Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, është shprehur se hapja e basteve online në vendin tonë do të jetë e vështirë të monitorohet.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Muço u shpreh se edhe nëse hapen bastet të ardhurat që do të merren nuk depozitohen në arkën e shtetit.
Klodian Muço: Hapja e basteve online krijon problemin se si do të monitorohet. Shqipëria është një ndër vendet me evazionin fiskal më të lartë në botë. Edhe nëse do hapen të ardhurat në arkën e shtetit impakti do të jetë relativisht i ulët.
Edhe para mbylljes së basteve online, nuk është se këto para po orientoheshin drejt sportit. Ne nuk i kemi kaq të sofistikuar sistemin, sigurisht diskutohet që do të marrim kompani ndërkombëtare.