“S’po i kontrollojnë më as ushkurët”, Flutura Açka për shkarkimet e qeverisë: Familja politike nepotike në alarm

Shqipëria

“S’po i kontrollojnë më as ushkurët”, Flutura Açka për shkarkimet e qeverisë: Familja politike nepotike në alarm

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:54
Edi Rama dhe Bledi Çuçi

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka komentuar shkarkimet e bëra sot nga qeveria, si ndryshimet në polici por edhe në kabinetin qeveritar.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Açka thekson se vetëm një hall i madh krijon kaq shumë furtunë politiko-policoro-kriminale në një ditë.

MESAZHI I AÇKËS

Familja politike nepotike në alarm
Vetëm një hall i madh krijon kaq dhunë e furtunë politiko-policoro-kriminale në një ditë. As po kujdesen fare të fshihen sadopak, nuk po i kontrollojnë më as ushkuret.
Mos u ka ardhur gjë ora e kastrimit, që të mos iu mbijë më fara kriminale në këtë tokë? 🙏
Opozita? Tuj lujt yç. 🙈

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat