Avokati Spartak Ngjela teksa ka folur për situatën politike është shprehur se opozita od të ishte më e fortë nëse nuk do ishte e përçarë.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Ngjela u shpreh se Kryeminstri Rama ka përfituar nga përçarja e opozitës.
Spartak Ngjela: Opozita do të ishte shumë e fortë nëse nuk do ishte përçarë, sepse PS me ketë kryeministër ka humbur aksionet, mirëpo nuk është e fortë opozita. Nuk e ka bërë Rama përçarjen e tyre por që e ka në interes.
I pyetur se a do largohen nga skema politike Sali Berisha dhe Ilir Meta me nismat që ka ndërmarrë mazhoranca, Ngjela tha se kreu i Partisë së Lirisë është i mbrojtur, por kreu i PD-së jo.
Beti Njuma: Mendoni se sezoni politik, mund ta largojë nga skema Sali Berishën dhe Ilir Metën, nëpërmjet nismave të mazhorancës me ndryshimet në ligjin e dosjes dhe atë të dekriminalizimit?
Spartak Ngjela: Po u miratua ligji largohen. Ligj për “Non Gratën”, ajo tjetra është e pakontrolluar sepse flitet për ish-agjentë të sigurimit, ajo ka mbrojtje, Meta ka mbrojtje, Berisha s’ka mbrojtje.