Skema e incineratorëve/ Ngjela: Këtë çështje e kam filluar unë i pari, më thanë jo, ja kush ma dha

Shqipëria

Skema e incineratorëve/ Ngjela: Këtë çështje e kam filluar unë i pari, më thanë jo, ja kush ma dha

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 08:02
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka folur në një emision televiziv në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ku deklaroi se ka qenë promotori kryesor i projektit të djegies së mbetjeve por siç tha ai asokohe ju refuzua ideja.

Ngjela: Këtë çështje e kam filluar unë në Shqipëri. Unë isha i pari që mora skemën që ma dhanë organizmat e mëdha ndërkombëtarë të tregut. Erdha dhe u thashë jemi mbytur nga plehrat, do bëjmë këto. Ju pëlqeu. Unë isha avokat jo investues. Këta më thanë atëherë që jo do marrim skemën e varrosjes në dhe. Nuk çava kokën fare, u thashë atyre që ishin të interesuar çfarë merreni me këta. Tani e shoh se kanë hyrë në lojë.

Sipas Ngjelës, kjo është një dosje e vështirë ndaj edhe nuk do të duhet të presim rezultate të shpejta.

Ngjela: Në këto momente ka vetëm opozicion dhe media, nuk ka kontratë.  Shkoni dhe merrni kontratën. Jashtë saj dal blof. Janë bërë dy arrestime për incineratorët, SPAK është duke punuar normal dhe nuk drejtohet nga ne. Hetimi është shkencë, nuk është dëshirë si Enver Hoxha. Ku e dimë ne si mbrohen, këta si rregull nuk kanë vënë firma. Janë të vështirë në hetim. Hetimi është i vështirë ndaj mos prisni diçka të shpejtë. Janë dy arreste, do shkojnë 6 apo 10, duhet të presim.

Ai zbuloi se edhe personalisht ka kërkuar ti vihen në dispozicion kontratat e tyre por nuk i është mundësuar diçka e tillë.

Ngjela: Disa janë ndërtuar dhe disa jo. Kam kërkuar kontratat dhe nuk mi dhanë, dua të shoh kontratat se pa kontrata nuk flas. Po të kisha parë kontratat do kishim biseduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat