Tre orë kërkime/ Gjendet çifti gjerman në Karaburun, shoqërohen nga forcat Delta

Shqipëria

Tre orë kërkime/ Gjendet çifti gjerman në Karaburun, shoqërohen nga forcat Delta

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 18:05
Turistët

Çifti gjerman, i cili kishte lëshuar alarmin e SOS pasi kishte humbur rrugën në Karaburun, është gjetur nga forcat Delta.

Pas tre orësh kërkime, forcat kanë gjetur çiftin e turistëve në gjirin e Anglezit në Karaburun, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata janë duke u shoqëruar nga forcat Delta në ambientet e këtij  reparti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat