Gazetarja Klodiana Lala teksa komentonte zhdukjen e Ervis Martinaj në “Opinion”, tha se prokuroria ka hapur dosjen hetimore në lidhje me zhdukjen e tij në bazë të një dëshmie të Nuredin Dumanit, e cila është klasifikuar si sekret.
Sipas gazetares, familjarët e Martinaj janë shprehur të shqetësuar se mes datës 7 deri në 9 gusht nuk kanë patur kontakte të Martinajt me familjarët dhe dyshojnë se është zhdukur në një orar të caktuar, ndërsa sipas saj ish-agjenti i FAST, Jeton Lami di gjithçka për ngjarjen.
“Sipas dëshmisë së babait, ai ka thënë në polici se mendon se ngjarja e rëndë i ka ndodhur të birit mes orës 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht”, tha ajo.