U vra në mes të rrugës, policia jep detaje për ekzekutimin e Ismet Çekores: Ndërroi jetë në spital

Shqipëria

U vra në mes të rrugës, policia jep detaje për ekzekutimin e Ismet Çekores: Ndërroi jetë në spital

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 16:04
Ismet Çekorja

Policia ka dhënë detaje për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja, djali i të cilit, Bajrami akuzohet për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.

Blutë informojnë se viktima u plagos në rrethana të paqarta në lagjen “Guerrile” dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërsa po punohet për kapjen e autorit/ëve të ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat