247 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 72 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Durrës, nga 9 qytetarë në Shkodër, Dibër, Divjakë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Vlorë, Devoll, Elbasan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, Gjirokastër, Korçë, Berat, nga 4 qytetarë në Kukës, Skrapar, nga 3 qytetarë në Lezhë, Shijak, Vorë, Himarë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Maliq, Pogradec, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal.
Janë 2,712 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.