Të shumtë ishin qytetarët mëngjesin e sotëm të cilët ndanë shqetësimet e tyre në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’, ndërsa dënuan aksionin e IKMT-së dje në ‘Prestige Resort’.
Ata pohuan për gazetarin Edvin Peçi se ndërhyrja e paligjshme ishte skandaloze, aq më tepër kur bëhej në mes të sezonit turistik.
“Si nuk iu vunë duart në grykë atyre policëve ata që iu shemb hoteli?! Ai Rama s’ka turp, dhe të verbrit iu ka thënë; qorra. Rama nuk ka dinjitet, ka fyer këtë kategori. Po si nuk ngrihen këta njerëz? Më mirë t’ju heqë dhe pensionet, e të rrinë njerëzit. Ata duhet të ishin ngritur.”, tha një qytetar. Ndërkohë, një tjetër pohoi se kryeministri Edi Rama po turpëronte Shqipërinë në Europë.
“Është çmenduri ai që ka bërë ai zotëria, ai është Rumun, nuk është shqiptar. E solli një gomar në Shqipëri. Na ka turpëruar në Europë (Rama) O zoti gazetar na ka turpëruar në Europë.”, theksoi ai. Po ashtu, një qytetar përmes telefonit tha se dje mediat u solidarizuan, përveç njërës. “Më bëri përshtypje dje çështja e solidaritetit, Ekranet e tv u prononcuan dhe populli po ashtu për atë që ju ndodhi juve. Vetëm një televizion bëri rolin e indiferentit, Top Channel. Kjo është e pafalshme.”, tha qytetari.
Ndërkohë, një tjetër qytetar tha se Rama shembjet e ndërtimeve i bën në mënyrë selektive. “Më erdhi shumë keq. ishte ndërhyrje brutale, ai është resort i bukur. Skandaloze, në mes të pushuesve. Ai është një vend kaq i bukur, aq më tepër në mes të sezonit. Nuk duhej të prishej, por kjo ndodh se nuk ka opozitë në vend, se ata e kanë përfunduar ciklin e tyre. Rama shemb ca i kap dora. Nëse ai nuk ngre pagat dhe pensionet, ai do të largohet shumë shpejt.”, pohoi qytetari.