Aksident i rëndë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, plagosen 4 persona

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, plagosen 4 persona

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me katër të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Një makinë tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa janë plagosur personat që ndodheshin në mjet.

Të lënduarit janë dërguar në spital.

Sot, rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat