"Dikush e pi kafen në darkë, dikush jo", Boçi komenton takimin e Alibeajt: S'ka vendim zyrtar nga një takim informal

Shqipëria

"Dikush e pi kafen në darkë, dikush jo", Boçi komenton takimin e Alibeajt: S'ka vendim zyrtar nga një takim informal

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 21:32
Luçiano Boçi

"Shpresoj që këto barriera të inateve, të hatërmbetjeve apo zemërimeve të bien dhe ne të shohim atë që kemi në horizont: Një betejë për jetë a vdekje me një regjim për ti dhënë atij goditjen që duhet ti japim dhe mësimin që duhet të marrë".

Këtë mesazh ka nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar të PD i emëruar nga Berisha për pjesën e të pakënaqurve në PD.

Për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj ai komentoi dhe mbledhjen informale të 28 deputetëve, të cilët kanë konfirmuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi të PD-së.

Boçi: Nuk mund të ketë vendim zyrtar formal nga një takim informal. Një takim informal prodhon gjëra informale, një takim zyrtar prodhon gjëra zyrtare. Kanë të drejtën e  tyre, secili deputet personalisht dhe i organizuar sipas antipative apo simpative ka të drejtën e tij. Të gjitha mënyrat e sjelljes së këtij grupi tregojnë se autoriteti i zotit Berisha është i njohur, ka ato pengesat gjykuese dhe paragjykuese nga një pjesë e deputetëve. Secili është në të drejtën e tij.

Boçi ka bindjen se nëse PD e fut betejën politike në ato shina që të ngjallë shpresë dhe besim, të gjithë ata që duan shpresën dhe besimin do të afrohen në një mënyrë apo një tjetër.

Personalisht ai tha se nuk ka pasur ftesë nga ky grup për tu bërë pjesë e mbledhjes.

Boçi: Jo nuk kam pasur ftesë. Takimet informale janë takime dëshirore, dikush e pi kafen në darkë, diskush tjetër nuk e pi ose dikush mund të jetë larg dhe nuk e ka të mundshme arritjen e destinacionit. Janë të linjës miqësore. Është e pranueshme nuk ka asgjë të keqe, nuk është betejë emrash mes meje dhe Enkelejdit. Secili nga ne të lexojë rregulloren e Kuvendit dhe vullnetin e anëtarëve të PD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat